Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli, mesazhi i Conte: Duhet të flasim pak dhe të përpiqemi të bëjmë ende shumë
“Nuk do të mbarojmë kurrë së ju falënderuari për pasionin dhe entuziazmin që na transmetoni. E marrim këtë qasje me vete në fushë, duke ditur se mund të ecim vetëm përpara me pasionin tuaj”, – tha trajneri i Napolit, Antonio Conte, nga skena e ngritur në sheshin e “Castel di Sangro”, duke iu drejtuar turmës së tifozëve napolitanë. Conte foli duke pasur gjithë stafin teknik dhe mjekësor të klubit pas shpine, para se në skenë të hynin lojtarët. “Ritakohemi, – theksoi ai, – pas një viti të mrekullueshëm, falë futbollistëve që bënë diçka të jashtëzakonshme. Sot i falënderoj edhe ata lojtarë që janë larguar, pasi kontribuan në fitimin e një titulli kampion. Kemi shkruar një faqe historie, tani duhet të flasim pak dhe të përpiqemi...