Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shefi i OKB-së për planin izraelit mbi Gazën: Përshkallëzim i rrezikshëm dhe katastrofikI’m
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e cilësuar vendimin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”. The Guardian shkruan se në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësi i tij, thuhet se ky vendim “do të sjellë zhvendosje të detyruar shtesë, vrasje dhe shkatërrim masiv, duke e shtuar edhe më tej vuajtjen e paimagjinueshme të popullatës palestineze në Gaza.” Top Channel