Agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare dënohet për trafik kokaine në Kili

Agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare dënohet për trafik kokaine në Kili

Përshkrimi që dha një nga agjentët e infiltruar kilianë që mori pjesë në hetimin kundër shtetasit shqiptar Viktor Gjini është i denjë për një skenar filmi.Sipas asaj që shpjegoi “AE1” (shkurt për “Agjenti i Fshehtë 1”) gjatë gjyqit kundër Gjinit, dy kinezëve dhe një peruani, në Gjykatën Penale të Vina del Mar-it, i pari i kishte treguar “se kishte trajnim ushtarak në vendin e tij, i fokusuar në fushën e inteligjencës, dhe ai (agjenti) mundi ta kuptonte se ishte e vërtetë, për shkak të ekspertizës që ka edhe vetë”, sipas aktgjykimit të dhënë më 19 qershorin e kaluar, me të cilin Gjini u dënua me 10 vite burg për trafikun e 98 kilogramëve kokainë. “AE1” e dinte mirë për çfarë po fliste. Ai vetë, siç...