Manastiri i Apolonisë, thesari bizantin i trashëgimisë kulturore shqiptare

Manastiri i Apolonisë, thesari bizantin i trashëgimisë kulturore shqiptare

Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas...