Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SPAK i sekuestron pasuritë dhe shpall në kërkim Julian Ballën, president i klubit të futbollit ‘Erzeni’
Julian Balla është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si pjesë e një operacioni të gjerë kundër trafikut të 17 tonëve kokainë. Ai rezulton të jetë pronar i resortit luksoz “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, si dhe i një vile dykatëshe tip “ELYSIAN” në zonën bregdetare të Dhërmiut, me një vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Balla është gjithashtu president i klubit të futbollit “Erzeni”, dhe në daljet e tij publike ka promovuar investime të mëdha në sport dhe në sektorin e shërbimeve. Resorti “Ajman...