October 2026

14591 rezultate u gjendën

  1. Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

    Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp sot ku ka komentuar zhvillimin e protestës në kryeqytet. Ish-kryeministri thotë se zgjidhja e vetme për situatën kaotike është largimi i kreut të qeverisë, Edi Rama. Berisha i është drejtuar me thirrje për t’iu bashkuar protestës mjekëve e infermierëve për të […]

  2. Ministria e Kulturës njofton për projektin artistik “WALL NOT I” në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    Ministria e Kulturës njofton për projektin artistik “WALL NOT I” në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    Projekti artistik “WALL NOT I”, që ndërthur ligjëratën performative dhe videoinstalacionin, do të prezantohet më 16 tetor, në orën 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Projekti vjen nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, të cilët sjellin një interpretim artistik […]

  3. Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

    Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

    Një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve. Bëhet fjalë për një godinë të tjetër, e cila është e braktisur dhe është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, një punonjës policie është parë me një fikëse zjarri, ndërsa ka tentuar të shuajë flakët. Protesta është shoqëruar me përplasje […]

  4. Kaos në Tiranë nga protestat, pezullohet qarkullimi i urbanëve

    Kaos në Tiranë nga protestat, pezullohet qarkullimi i urbanëve

    Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë kanë sjellë pezullimin e përkohshëm të transportit publik në Tiranë dhe në Kamëz. Vendimi është marrë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku disa mjete të transportit urban janë sulmuar dhe dëmtuar, duke i bërë ato të pamundura për të vijuar normalisht qarkullimin. Sipas informacioneve, dëmtimet e shkaktuara […]

  5. Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve

    Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve

    Dy biznese janë dëmtuar në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar, në Rrugën e Durrësit, gjatë tensioneve të regjistruara në kryeqytet. Sipas informacioneve nga vendngjarja, një grup protestuesish ka thyer vitrinën e xhamit të një biznesi, ka hyrë brenda dhe ka dëmtuar ambientet e brendshme, duke marrë edhe një fikëse zjarri. Më pas, fikësja është hedhur […]

  6. Flamuri i UÇK-së valëvitet në protestë, Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me shkatërrimin

    Flamuri i UÇK-së valëvitet në protestë, Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me shkatërrimin

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas shfaqjes së flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar përdorimin e tij në akte vandalizmi dhe dhune. Në reagimin e saj, organizata nënvizon se flamuri i UÇK-së ka një domethënie të veçantë historike dhe kombëtare, pasi […]

  7. Situata jashtë kontrollit në Durrës, digjen kosha e pemë, thyhet dhe dera e Prefekturës (VIDEO)

    Situata jashtë kontrollit në Durrës, digjen kosha e pemë, thyhet dhe dera e Prefekturës (VIDEO)

    durres DURRËS- Studentë dhe gjimnazistë në Durrës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën, ndërsa raportohet se situata ka dalë jashtë kontrollit. Marshimi nëpër rrugët e qytetit bregdetar është shoqëruar me tensione dhe dëme materiale. Raportohet se protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, si dhe disa pemë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit. Madje, […]

  8. Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e biznese

    Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e biznese

    pamje nga incidentet e 14 tetorit TIRANË-Situata ka dalë jashtë kontrollit në Tiranë, mes trazirave të shkaktuara nga protesta e studentëve. Kaosi në rrugët e kryeqytetit ka sjellë pezullim të transportit publik në Tiranë e Kamëz për shkak të sulmeve ndaj urbanëve. Urbanët janë dëmtuar dhe s’mund të qarkullojnë. Pas djegies së disa degëve të bankave […]

  9. Situatë e tensionuar në Shkodër, protestuesit sulmojnë godinat e PS dhe PD

    Situatë e tensionuar në Shkodër, protestuesit sulmojnë godinat e PS dhe PD

    shkoder SHKODËR- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit, përveç Tiranës. Tensione janë regjistruar në Shkodër, ku protestuesit kanë sulmuar godinat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Këto zhvillime vijnë në ditën e tretë të protestave, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe dëme materiale. Pavarësisht situatës që […]

  10. Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar

    Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar

    Rikthehen tensionet para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë. Situata vjen në ditën e tretë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërkohë, Policia i është përgjigjur me ujë.