Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e biznese

Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e biznese

pamje nga incidentet e 14 tetorit TIRANË-Situata ka dalë jashtë kontrollit në Tiranë, mes trazirave të shkaktuara nga protesta e studentëve. Kaosi në rrugët e kryeqytetit ka sjellë pezullim të transportit publik në Tiranë e Kamëz për shkak të sulmeve ndaj urbanëve. Urbanët janë dëmtuar dhe s’mund të qarkullojnë. Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e punonjësve dhe klientëve është prioritet kombëtar, ndaj një pjesë e degëve do të mbyllen dhe shërbimet do të merren përmes kanaleve digjitale. Degët e Raiffeisen Bank në Rrugën e Kavajës, në Bllokun e Ambasadave, tek ETC, Zogu I, dega 21 Dhjetori, dega Kamëz, Zogu i Zi, Abdyl Frashëri, Vila Gold, dega Durrës dhe...