Kaos në Tiranë nga protestat, pezullohet qarkullimi i urbanëve
Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë kanë sjellë pezullimin e përkohshëm të transportit publik në Tiranë dhe në Kamëz. Vendimi është marrë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku disa mjete të transportit urban janë sulmuar dhe dëmtuar, duke i bërë ato të pamundura për të vijuar normalisht qarkullimin. Sipas informacioneve, dëmtimet e shkaktuara në autobusë, përfshirë thyerjen e xhamave, kanë krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve, punonjësit e transportit publik dhe pasagjerët. Për këtë arsye, është vendosur ndërprerja e shërbimit deri në një moment të dytë. Pezullimi do të vijojë deri në momentin kur të mos ketë më rrezik për sigurinë e mjeteve dhe personelit të transportit urban. Deri atëherë, qytetarët që përdorin linjat urbane në Tiranë dhe Kamëz do të duhet të...
Burimi:
kohajone.com