Flamuri i UÇK-së valëvitet në protestë, Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me shkatërrimin
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas shfaqjes së flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar përdorimin e tij në akte vandalizmi dhe dhune. Në reagimin e saj, organizata nënvizon se flamuri i UÇK-së ka një domethënie të veçantë historike dhe kombëtare, pasi simbolizon luftën për çlirimin e Kosovës, dëshmorët dhe sakrificën për liri. Për këtë arsye, sipas saj, ky simbol nuk duhet të lidhet me veprime që cenojnë pronën publike apo private. Veteranët theksojnë se e drejta për të protestuar është e garantuar për çdo qytetar, por kjo e drejtë nuk mund të shërbejë si justifikim për dhunë, shkatërrim apo plaçkitje. Në të njëjtën kohë, ata u bëjnë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve...
Burimi:
kohajone.com