Ministria e Kulturës njofton për projektin artistik “WALL NOT I” në Muzeun e Burgut të Prishtinës
Projekti artistik “WALL NOT I”, që ndërthur ligjëratën performative dhe videoinstalacionin, do të prezantohet më 16 tetor, në orën 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Projekti vjen nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, të cilët sjellin një interpretim artistik të frymëzuar nga vepra e shkrimtarit dhe dramaturgut Samuel Beckett. Përmes ndërthurjes së ligjëratës, imazhit dhe videoinstalacionit, vepra eksploron raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit. Krijimtaria e Beckettit vihet në dialog me historinë e Burgut të Idealit, një hapësirë që mbart kujtime të mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore. Prezantimi i “WALL NOT I” do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet...
Burimi:
kultplus.com