September 2026

14193 rezultate u gjendën

  1. No Image Available

    Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur, një 18-vjeçare në gjendje të rëndë

    Të paktën 44 persona kanë mbetur të plagosur pasi një tren doli nga shinat mbrëmjen e së premtes në Francë. Në tren ndodheshin gjithsej 186 pasagjerë. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:45, në territorin e komunës Cleon. Mes të plagosurve, një vajzë 18-vjeçare u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Universitar të Ruenit, pasi ndodhet […]

  2. Vodhën florinj, euro dhe celularë, tre ‘skiftera’ nga Tepelena e Gjirokastra arrestohen në Patos

    Vodhën florinj, euro dhe celularë, tre ‘skiftera’ nga Tepelena e Gjirokastra arrestohen në Patos

    Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi dyshohen për një seri vjedhjesh në banesa në zonën e Patosit. Në pranga kanë rënë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar nga Tepelena. Tre të dyshuarit u kapën në qendër të Patosit, teksa lëviznin me një automjet, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Sipas hetimeve, ata dyshohet […]

  3. HOROSKOPI I SPAK SIPAS EDI RAMES, PARALAJMERON FUNDIN E EPOKES: ‘BUM, BUM, BUM’

    HOROSKOPI I SPAK SIPAS EDI RAMES, PARALAJMERON FUNDIN E EPOKES: ‘BUM, BUM, BUM’

    “Bum, bum, bum, bum, bum”. Me këtë përshkrim, kryeministri Edi Rama ka karakterizuar fazën aktuale të goditjeve të SPAK ndaj zyrtarëve, duke dhënë edhe një parashikim të pazakontë për mënyrën se si, sipas tij, do të funksionojë drejtësia shqiptare në të ardhmen. Rama deklaroi se vala aktuale e hetimeve dhe goditjeve ndaj korrupsionit e abuzimit […]

  4. ARRATISE SPEKTAKOLARE NGA BURGU E SHQIPTARIT

    ARRATISE SPEKTAKOLARE NGA BURGU E SHQIPTARIT

    Një arratisje spektakolare ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është liruar me forcë nga shoqëruesit e burgut, ndërsa po transportohej nga burgu drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur në Serres, rreth orës 23:30, në ambientet e jashtme të një spitali, pranë repartit psikiatrik. I burgosuri ndodhej në një furgon së bashku me dy punonjës të shërbimit të jashtëm të sigurisë së burgut, kur në skenë u shfaqën bashkëpunëtorët e tij. Autorët lëviznin me automjete që ngjanin me […]

  5. DO TA THYEJ/ BRAÇE KERCENON PASQYREN

    DO TA THYEJ/ BRAÇE KERCENON PASQYREN

    Erion Braçe i jep një shans “Pasqyrë Albania”, por vendos edhe kufirin. Deputeti socialist deklaron se platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama duhet të provohet nga deputetët dhe qytetarët, por nëse ajo dështon të japë rezultat, do të jetë vetë ai që do ta “thyejë pasqyrën”. Në një intervistë për “Frontline” në Report TV, […]

  6. Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

    Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, duke drejtuar një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bibliotekës së qytetit. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca. Përplasja ka shkaktuar dëmtimin e të moshuarit, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në […]

  7. Bomba e Erion Braçes për gjyqësorin: Vetëgjyqësi nga njerëz me teka, janë harbuar fare…

    Bomba e Erion Braçes për gjyqësorin: Vetëgjyqësi nga njerëz me teka, janë harbuar fare…

    Përplasja për pagat e magjistratëve merr tone të forta politike. Pas kallëzimit në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar ashpër gjyqtarët, duke e cilësuar kallëzimin si “vetëgjyqësi” dhe duke akuzuar një pjesë të sistemit të drejtësisë se po tejkalon kompetencat e veta. Braçe argumentoi se, sipas vendimit të […]

  8. Eksploziv në derën e banesës së 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit

    Eksploziv në derën e banesës së 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit

    Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka tronditur Bathoren në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ku lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së 36-vjeçarit Mariglen Lala. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe, sipas të dhënave të deritanishme, nuk […]

  9. Dimër i vështirë për Ukrainën/ Kërcënon Zelensky: Rusët do kenë një ‘përgjigje pasqyrë’…

    Dimër i vështirë për Ukrainën/ Kërcënon Zelensky: Rusët do kenë një ‘përgjigje pasqyrë’…

    Me afrimin e dimrit, Ukraina përballet sërish me kërcënimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Kievi druhet se goditjet ndaj centraleve elektrike dhe rrjetit të ngrohjes mund të krijojnë një tjetër krizë gjatë muajve të ftohtë, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë po shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar përkohësisht nga kryeqyteti. Në këtë situatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë paralajmërimin më të fortë deri tani ndaj Moskës. Nga Kanadaja, Zelensky tha se nëse Rusia […]

  10. “Marshi për liri”, qytetarët në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    “Marshi për liri”, qytetarët në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Kosova E Shtunë, 12 Shtator 2026 09:24 Sheshi “Skënderbej” në Prishtinë pret sot “Marshin për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do […]