HOROSKOPI I SPAK SIPAS EDI RAMES, PARALAJMERON FUNDIN E EPOKES: ‘BUM, BUM, BUM’

HOROSKOPI I SPAK SIPAS EDI RAMES, PARALAJMERON FUNDIN E EPOKES: ‘BUM, BUM, BUM’

“Bum, bum, bum, bum, bum”. Me këtë përshkrim, kryeministri Edi Rama ka karakterizuar fazën aktuale të goditjeve të SPAK ndaj zyrtarëve, duke dhënë edhe një parashikim të pazakontë për mënyrën se si, sipas tij, do të funksionojë drejtësia shqiptare në të ardhmen. Rama deklaroi se vala aktuale e hetimeve dhe goditjeve ndaj korrupsionit e abuzimit është vetëm një fazë kalimtare, që do të pasohet nga një rikompozim i strukturës së shtetit dhe krijimi i “balancave të reja” mes tre pushteteve. Sipas kryeministrit, në të ardhmen nuk do të ketë më situatën ku debati politik përqendrohet çdo ditë te pyetja se “kush po shkon në SPAK”. “Nuk do të jetë më një fazë revolucionare, nuk do të ketë më ‘hajde kush po shkon te SPAK-u sot,...