“Marshi për liri”, qytetarët në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Kosova E Shtunë, 12 Shtator 2026 09:24 Sheshi “Skënderbej” në Prishtinë pret sot “Marshin për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë. Më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë, ndërsa 50 veteranë kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt saj për të mbështetur ish-komandantët e UÇK-së. Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e UÇK Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për...
Burimi:
kohajone.com