Bomba e Erion Braçes për gjyqësorin: Vetëgjyqësi nga njerëz me teka, janë harbuar fare…
Përplasja për pagat e magjistratëve merr tone të forta politike. Pas kallëzimit në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar ashpër gjyqtarët, duke e cilësuar kallëzimin si “vetëgjyqësi” dhe duke akuzuar një pjesë të sistemit të drejtësisë se po tejkalon kompetencat e veta. Braçe argumentoi se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përcaktimi i pagave të magjistratëve i takon Kuvendit. Sipas tij, ministri i Financave nuk mund të vendosë vetë për pagat, por ka detyrimin të mbrojë buxhetin e shtetit dhe të garantojë qëndrueshmërinë fiskale. Braçe e ashpërsoi edhe më tej gjuhën kur foli për kallëzimin në SPAK. “Minimalisht është vetëgjyqësi”, deklaroi ai, duke shtuar se gjyqtarët duhet të sillen si nëpunës publikë dhe jo si njerëz që kanë në...
Burimi:
ntv.al