Vodhën florinj, euro dhe celularë, tre ‘skiftera’ nga Tepelena e Gjirokastra arrestohen në Patos

Vodhën florinj, euro dhe celularë, tre ‘skiftera’ nga Tepelena e Gjirokastra arrestohen në Patos

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi dyshohen për një seri vjedhjesh në banesa në zonën e Patosit. Në pranga kanë rënë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar nga Tepelena. Tre të dyshuarit u kapën në qendër të Patosit, teksa lëviznin me një automjet, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë kryer dy vjedhje më 5 dhe 6 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Nga dy banesat dyshohet se janë marrë bizhuteri floriri, 3 mijë e 500 euro dhe dy telefona celularë. Por grupi dyshohet se është rikthyer në veprim më 9 shtator. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë tentuar të vjedhin edhe dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi cannabis sativa. Një tjetër sasi e së njëjtës lëndë u gjet gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre. Policia...