Dimër i vështirë për Ukrainën/ Kërcënon Zelensky: Rusët do kenë një ‘përgjigje pasqyrë’…

Dimër i vështirë për Ukrainën/ Kërcënon Zelensky: Rusët do kenë një ‘përgjigje pasqyrë’…

Me afrimin e dimrit, Ukraina përballet sërish me kërcënimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Kievi druhet se goditjet ndaj centraleve elektrike dhe rrjetit të ngrohjes mund të krijojnë një tjetër krizë gjatë muajve të ftohtë, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë po shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar përkohësisht nga kryeqyteti. Në këtë situatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë paralajmërimin më të fortë deri tani ndaj Moskës. Nga Kanadaja, Zelensky tha se nëse Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, Kievi do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. “Nëse ata godasin infrastrukturën tonë energjetike, do të kenë një përgjigje pasqyrë”, deklaroi Zelensky. Presidenti ukrainas la të kuptohet se kjo mund të nënkuptojë goditje ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vendosur përballë Moskës të njëjtën strategji që Rusia ka përdorur ndaj Ukrainës. Zelensky theksoi se nëse Rusia nuk godet infrastrukturën energjetike ukrainase, atëherë edhe Kievi nuk do të godasë objektiva të tilla në territorin rus. Kjo deklaratë vjen në një moment kur sulmet ruse ndaj objektivave në Ukrainë vijojnë. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet e fundit me dronë kanë goditur...