September 2026

14193 rezultate u gjendën

  1. VIDEO-Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar

    VIDEO-Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar

    Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka deklaruar se ‘narkoshteti’ dhe ‘farsa elektorale’ kanë qenë dy temat kryesore të diskutimeve gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Gjatë prononcimit me gazetarët në Rinas, Berisha u shpreh se SHBA ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar Shqipërinë, veçanërisht në garantimin e proceseve zgjedhore dhe në […]

  2. Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua për Reformën Territoriale

    Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua për Reformën Territoriale

    Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët vlonjatë. Pas përfundimit të takimit, deputeti Bledi Çuçi, njëherësh drejtues politik i qarkut të Vlorës, deklaroi për mediat se ky takim kishte si qëllim rrahjen e mendimeve, ku në fokus ishte Reforma Territoriale. “Ky ishte një takim ku, […]

  3. “Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

    “Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër, ku zhvilloi një takim me anëtarët e PS-së dhe qytetarët, ku në fokus të diskutimit ishte Reforma Territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka dhënë detaje nga takimi, ku, sipas tij, u diskutua për bashkimet e Libohovës-Gjirokastër, Memaliaj-Tepelenë dhe Këlcyrë-Përmet. Sipas tij, […]

  4. Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse

    Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Brataj-Selenicë. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe, për pasojë, është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjes, drejtuesja ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

  5. “Requiem for the Living”, koncert në TKOB në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

    “Requiem for the Living”, koncert në TKOB në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

    “Requiem for the Living” quhej koncerti vokal-simfonik, tingujt e të cilit u shndërruan mbrëmjen e së premtes në një homazh për viktimat e 11 Shtatorit 2001, në një mbrëmje të veçantë kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u ngjit Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, së bashku […]

  6. Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Bardhi sulmon Ramën: Të japë llogari…

    Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Bardhi sulmon Ramën: Të japë llogari…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë llogari për situatën e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se qeveria nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të reflektuar vendimin e […]

  7. Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

    Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

    Dinamo ka marrë një fitore të madhe në derbin ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 4-2 në javën e katërt të”Superiores”. Sfida u zhvillua këtë të shtunë në stadiumin e Vorës. Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm dhe gola, por në fund ishte Dinamo ajo që doli me tri pikët, duke shënuar plot […]

  8. Berisha me mesazh të fortë pas SHBA-së: Këtë herë do përmbysim regjimin

    Berisha me mesazh të fortë pas SHBA-së: Këtë herë do përmbysim regjimin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për gazetarët në Tiranë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vizitën si një prej udhëtimeve më të rëndësishme të jetës së tij. Berisha tha se takimet në SHBA, veçanërisht ato me diasporën shqiptare, ishin frymëzuese dhe i dhanë, sipas tij, një […]

  9. Rama “vizaton” hartën e re, bashkitë që mund të bashkohen

    Rama “vizaton” hartën e re, bashkitë që mund të bashkohen

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Gjirokastër për Reformën Territoriale, ku në fokus kanë qenë ndryshimet e mundshme në organizimin e pushtetit vendor. Sipas Ramës, diskutimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe ka përfshirë propozimet për bashkimet Libohovë–Gjirokastër, Memaliaj–Tepelenë dhe Këlcyrë–Përmet. Në takim është diskutuar për një organizim më […]

  10. “Diaspora është 30 herë më e fuqishme”/ Berisha provokon Ramën pas kthimit nga SHBA

    “Diaspora është 30 herë më e fuqishme”/ Berisha provokon Ramën pas kthimit nga SHBA

    Sali Berisha është rikthyer në Tiranë pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi takime me përfaqësues të diasporës shqiptare. Në një prononcim për gazetarët pas mbërritjes, kreu i Partisë Demokratike e cilësoi udhëtimin si një nga përvojat më të rëndësishme të jetës së tij, duke e përshkruar si një periudhë “ripërtëritjeje”. Berisha […]