Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

Dinamo ka marrë një fitore të madhe në derbin ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 4-2 në javën e katërt të”Superiores”. Sfida u zhvillua këtë të shtunë në stadiumin e Vorës. Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm dhe gola, por në fund ishte Dinamo ajo që doli me tri pikët, duke shënuar plot katër herë dhe duke mposhtur Partizanin 4-2. Ky sukses i jep Dinamos një shtysë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Partizani pëson një goditje pastriumfit nëjavën e kaluar. Të kuqtë vinin në këtë përballje pas fitores 3-2 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Derbi i kryeqytetit rezultoi spektakolar dhe me gjashtë gola, duke i dhënë kampionatit shqiptar një tjetër përballje të fortë mes dy skuadrave të Tiranës. GOLAT 10′ Berisha 29′ Hoxhallari 32′...