“Diaspora është 30 herë më e fuqishme”/ Berisha provokon Ramën pas kthimit nga SHBA
Sali Berisha është rikthyer në Tiranë pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi takime me përfaqësues të diasporës shqiptare. Në një prononcim për gazetarët pas mbërritjes, kreu i Partisë Demokratike e cilësoi udhëtimin si një nga përvojat më të rëndësishme të jetës së tij, duke e përshkruar si një periudhë “ripërtëritjeje”. Berisha u ndal veçanërisht te takimet me diasporën shqiptare në SHBA, të cilat i cilësoi si frymëzuese. Ai bëri një paralelizëm me periudhën e viteve ’90, kur sipas tij diaspora dhe Shtetet e Bashkuara luajtën një rol të rëndësishëm në mbështetjen e ndryshimeve politike në Shqipëri. Duke iu referuar situatës aktuale politike, Berisha deklaroi se këtë herë kërkohet mbështetja e diasporës për përballjen me atë që ai e cilësoi si një...
Burimi:
ntv.al