Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Bardhi sulmon Ramën: Të japë llogari…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë llogari për situatën e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se qeveria nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Sipas tij, kjo situatë ka krijuar vështirësi financiare për sistemin e drejtësisë dhe ka prekur edhe administratën e gjykatave e prokurorive. Bardhi kritikoi gjithashtu qeverinë për mënyrën se si po trajton pagesat e prapambetura të magjistratëve, duke kundërshtuar argumentin se përgjegjësia lidhet me vendimin e Gjykatës Administrative. Sipas tij, detyrimi për pagesat e prapambetura është përcaktuar më herët nga Gjykata Kushtetuese, përfshirë edhe mënyrën...
Burimi:
ntv.al