“Requiem for the Living”, koncert në TKOB në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

“Requiem for the Living”, koncert në TKOB në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

“Requiem for the Living” quhej koncerti vokal-simfonik, tingujt e të cilit u shndërruan mbrëmjen e së premtes në një homazh për viktimat e 11 Shtatorit 2001, në një mbrëmje të veçantë kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u ngjit Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, së bashku me solistët shqiptarë Ramona Tullumani, Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Ekland Hasa, Flaka Goran dhe Diego Zelka, nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj. I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti bashkoi muzikën simfonike dhe vokale në një performancë me ngarkesë të fortë emocionale dhe shpirtërore. Pjesë e mbrëmjes ishte edhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy...