VIDEO-Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka deklaruar se ‘narkoshteti’ dhe ‘farsa elektorale’ kanë qenë dy temat kryesore të diskutimeve gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Gjatë prononcimit me gazetarët në Rinas, Berisha u shpreh se SHBA ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar Shqipërinë, veçanërisht në garantimin e proceseve zgjedhore dhe në luftën kundër trafikut të drogës. ‘Dy problemet më madhore të këtij vendi kanë qenë tema kryesore diskutimi: narkoshteti, farsa elektorale, në të cilat SHBA kanë potencialin më të jashtëzakonshëm për të ndihmuar’, deklaroi Berisha. Ai iu referua edhe qëndrimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas zgjedhjeve në Shqipëri, duke pretenduar se Rama nuk mori një urim nga administrata amerikane. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:...
Burimi:
syri.net