Aleksandër Vuçiç mundet nga studentët, ish- presidenti i Serbisë pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhje…

Aleksandër Vuçiç mundet nga studentët, ish- presidenti i Serbisë pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhje…

Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke deklaruar se lista e mbështetur nga studentët pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Kuvendin e Serbisë.Në një deklaratë për qytetarët, mbrëmjen e së dielës, Vuçiç theksoi se shifrat janë paraprake dhe bazohen në një kampion të përpunuar, por tha se ato tregojnë qartë rezultatin e zgjedhjeve.“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar lista e studentëve, të cilët i quajnë bllokues. Ata do të kenë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105”, deklaroi Vuçiç.Sipas vlerësimeve të paraqitura prej tij, lista e mbështetur nga studentët ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa lista e tij rreth 1.72 milionë. Ai shtoi...