Shaip Kamberi: Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, në garë për të tretin
Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, tha se sipas rezultateve paraprake, koalicioni ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbetet në garë për të tretin. Në postimin në në Facebook, ai e cilësoi rezultatin si ‘arritje historike’. Arritje historike! Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin! Sipas rezultateve preliminare, ‘Koalicioni Shqiptar’ ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për...
Burimi:
syri.net