Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë u shënua në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.