Shkodra ndizet me “Dua Fest” – Artistët më të dashur shqiptarë performojnë pranë Kalasë së Rozafës

Shkodra ndizet me “Dua Fest” – Artistët më të dashur shqiptarë performojnë pranë Kalasë së Rozafës

Mbrëmjet e 8 dhe 9 gushtit e kthejnë Shkodrën në kryeqendrën e muzikës live, me festivalin “Dua Fest”, një ngjarje artistike që premton energji të jashtëzakonshme dhe emocione të paharrueshme. Nën qiellin e hapur dhe pranë mureve të lashta të Kalasë së Rozafës, festivali sjell në skenë artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës shqiptare, si Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, si dhe emra të tjerë të njohur të skenës moderne. “Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen”, kanë premtuar organizatorët. Në listën e performuesve përfshihen edhe DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn dhe Hektor Jubani, të cilët do të sjellin ritme të ndryshme për...