Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Presidentja Osmani pret në takim Anu Prattipati: SHBA mbetet aleat kyç për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, për të diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në vend. Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, duke veçuar mesazhin e fundit nga Presidenti Donald Trump, i cili në letrën e tij theksoi partneritetin e fortë me Kosovën. “Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me SHBA-në në avancimin e objektivave tona strategjike të përbashkëta,” deklaroi Osmani, duke theksuar rëndësinë e aleancës transatlantike për zhvillimin demokratik të vendit. Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte vazhdimi i Kompaktit të MCC-së, për të cilin Presidentja...