EMRI/ Aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima 19-vjeçar
Luan Llano është 19 vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 13:35 në aksin Vlorë-Fier. I plagosur ka mbetur Tomorr Brati.Lexo edhe :Related Posts Dy personat udhëtonin me një motomjet. Shoferi humbi kontrollin dhe motori fillimisht u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me […]
Të shtëna me armë brenda një bar-i në Spanjë, ekzekutohen dy persona
Të shtëna me armë janë regjistruar në një bar në Spanjë, ku për pasojë humbën jetën dy persona me shtetasi skoceze. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, me orën lokale, ku një person i armatosur qëlloi disa herë në barin Moaghans në Andaluzi. Sipas autoriteteve spanjollë, autori ishte maskuar, ndërsa raportohet se pas sulmit u largua […]
‘Mbreti’ bën qejf me Nusretin’/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë…
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”. Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre […]
Zelensky konfirmon takimin për bisedime me Rusinë: Kemi nisur delegacionin ukrainas në Turqi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të marrë pjesë në takimin në Stamboll nesër, të hënën, i cili u propozua nga Rusia. Të dielën pasdite, u bë e ditur se delegacioni rus ishte nisur për në Stamboll. “Unë i përshkrova qëndrimet në Ukrainë para takimit në Stamboll të hënën”, shkroi Zelensky në Telegram pas një takimi me zyrtarët e […]
SYRI TV/ Vetëvrasja e emigrantit pas qëndrimit në Gjadër, aktivistët protestë simbolike para kampit
Organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve protestuan për vetëvrasjen e emigrantit maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë. Aktivistët zhvilluan homazhe për të ndjerin në ambientet e kampit, teksa denoncuan kushtet çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët. Ata bënë thirrje për hetim të pavarur […]
ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Foto ilustruese PRISHTINË- Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë. “Me sukses, të gjitha që kanë lidhur kontrata me furnizuesit kanë dalë në tregun e hapur. Ato që nuk kanë lidhur kontratë, kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë […]
Punëtori boshnjak humbi jetën! Pranga inxhinierit, në kërkim administratori i firmës ‘Nova Construction’ (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor, 48-vjeç, nga Bosnjë-Hercegovinë humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim. Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur inxhinieri i kompanisë ‘Nova Construction’, Dario Hoxha dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës […]
“Bajgë e veshur si mbret”, Paloka shpërthen ndaj Ramës pas fotos me Nusretin: Provokim ndaj qytetarëve të varfër
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”. Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre […]
“Nuk kam dyshime”, Luis Enrike është i bindur: Topin e Artë do t’ja jepja Dembelesë
PSG-ja arriti një sukses historik, teksa për herë të parë fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve. Një kontribut të rëndësishëm përgjatë këtij sezoni ka ardhur nga Osman Dembeleja, i cili është përfolur edhe si një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë. Kandidatura e tij është mbështetur edhe nga Luis Enrikja. Ky i fundit […]
“Ata ishin të paarritshëm, luanin me dyfishin e ritmit tonë”, Açerbi pas humbjes me PSG-në: Çfarë mund të bënim?
Françesko Açerbi ka folur për mediat pas humbjes së thellë 5-0 të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi italian ka thënë se ritmi i PSG-së ishte dyfishi i ritmit të tyre. Sipas Açerbit parisienët ishin të paarritshëm. Megjithatë ai shton se tashmë Interi duhet t’ja nisi nga e para me kokën lart. “Ata […]