“S’po respektohet renditja”, probleme në qendrën e votimit në Lushnjë/ Sekretari i PD nuk ulet në tavolinë
Probleme ka edhe në qytetin e Lushnjës që në orët e para të mëngjesit. Në Lushnjë QV 28/65 nuk ka filluar votimi pasi nuk punon kamera e pajisje PEI . Ndërkohë që sekretari i PD nuk ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige. Top Channel
Shqipëria vendos! Top Channel raportim maratonë/ Hapen QV-të, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë
Shqipëria voton këtë të diel Parlamentin e ardhshëm. Top Channel do të jetë në raportim maratonë që prej orës 07:00 të mëngjesit. Në ekranin e Top Channel do të ndiqni mbulimin televiziv më kapilar në historikun e maratonave zgjedhore në Shqipëri. Për të sjellë tek ju leximin e çdo vote, që nga agimi i parë […]
Probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit
FOTO ILUSTRUESE FUSHË-KRUJË-Në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende procesi i votimit ndonëse tashmë ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Në këtë qendër mungojnë dy anëtarë të cilët nuk janë paraqitur ende. Ndërkohë në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare. Procesi nuk ka nisur […]
FOTOLAJM/ Shqipëria drejt Europës, fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka
Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte të pazakonta. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, fletët e votimit janë transportuar me mushka drejt qendrave të votimit. Në një foto që po qarkullon në […]
Zgjedhjet parlamentare/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 QV do jenë hapur deri në orën 19:00
Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00, me të drejtën për të votuar pas këtij orari vetëm për ata që ndodhen në radhë në […]
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në Bashkinë e Fierit
Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor të 2025-ës, ka nisur zyrtarisht shpërndarja e kutive të votimit dhe materialeve të tjera zgjedhore nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) drejt qendrave të votimit në territorin e Bashkisë Fier.Reklama në FieriWeb Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje të plotë me afatet […]
PS kërkon shtyrjen e orarit të mbylljes së disa qendrave votimi në Vlorë për shkak të aktivitetit “Giro D’Italia”
Partia Socialiste, përmes një kërkese zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kërkuar shtyrjen e orarit të mbylljes së disa qendrave votimi në qarkun e Vlorës më 11 maj 2025. Kërkesa është bërë nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun Vlorë, Bledar Çuçi, dhe vjen si pasojë e zhvillimit të aktivitetit sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, […]
Berisha thyen heshtjen zgjedhore/ Reagon KQZ: Të ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale
Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka respektuar atë.Reklama në FieriWeb Lideri i opozitës vijon të hedhë statuse në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku sulmon kryeministrin Edi Rama, por dhe videomesazhe në mbështetje të tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE” Lidhur me këtë, ka reaguar KQZ, […]
Policia e Fierit përmbyll përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit: Garanci për një proces të qetë dhe të sigurt
Policia e Qarkut Fier ka përfunduar instruktazhin e plotë të efektivëve të saj në kuadër të masave të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.Reklama në FieriWeb Në zbatim të planit të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe […]
Fier – Janë hapur të 97 qendrat e votimit, nis zyrtarisht procesi zgjedhor
Fier, 11 maj 2025 – Të gjitha 97 qendrat e votimit në bashkinë e Fierit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, duke shënuar nisjen zyrtare të procesit të votimit. Zgjedhësit fierakë kanë filluar të paraqiten për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në një atmosferë të qetë dhe të organizuar.Reklama në FieriWeb […]
LUSHNJË/ Trupi i pajetë i një burri gjendet në një kanal kullues
Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë fshatit Goricaj, ku është gjetur trupi i pajetë i një burri në një kanal kullues. Sipas informacioneve paraprake, viktima M.GJ 65-vjeç ishte shpallur i humbur nga familjarët, pasi nuk ishte kthyer në banesë që prej mbrëmjes së kaluar, kur kishte qenë në një lokal.Reklama në FieriWeb Trupi është […]
Monitorim për krime zgjedhore një ditë para votimeve, agjentët e BKH dhe dy prokurorë të SPAK “zbarkojnë” në Fier
Agjentët e BKH-së dhe dy prokurorë të SPAK kanë “zbarkuar” sot në Fier për të vëzhguar disa zona të qytetit për raste të krimeve zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.Reklama në FieriWeb Gazetarja Klodiana Lala raporton se në Fier por edhe në Roskovec shkuan sot prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar […]
Shqipëria voton sot, 3.7 milionë votues do të zgjedhin qeverinë dhe parlamenin e ri
Shqiptarët do të dalin dhe të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur qeverinë e re 2025-2029. Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën […]
VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, me fletë votimi për kandidatin socialist Agron Malaj
Denoncime të shumta janë bërë për blerje votash në zona të qarqe të ndryshme të vendit Një i tillë ka ardhur sërish nga Mati, ku duket se është një nga zonat e nxehta të fushatës. Kandidatja e PD në Mat, Denisa Vata ka kapur në makinën e administratorit të njësisë Xibër, lista me emra të […]
UFC-315/ Valentina Shevchenko konfirmohet kampione e botës në moshën 37-vjeçare, mbron titullin ndaj Fiorot
11 Maj 2025 7:11 Telesport Luftëtarja Valentina Shevchenko është konfirmuar mëngjesin e sotëm kampione e botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse. Në eventin UFC-315 zhvilluar në Montreal të Kanadasë, luftëtarja 37-vjeçare korri fitoren e 25-të në karrierë (numëron edhe 4 humbje e 1 barazim). Shevchenko mundi me vendim unanim të […]
Mbi 3,7 milionë votues zgjedhin sot Parlamentin e ri! 2,046 kandidatë në garë për 140 mandate. Risi, vota e diasporës
Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Në zgjedhjet […]
122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Rreth 122 mijë votues në qarkun Gjirokastër do t’i drejtohen sot qendrave të votimit në 7 bashki për të zgjedhur deputetët e rinj. Në total në rang qarku janë 207 qendra votimi. Numri më i madh i qendrave është natyrisht në Bashkinë Gjirokastër. Ky qark çon në Parlament 4 mandate deputetësh. Surpriza në rezultat nuk […]
Dasho Aliko flet me amerikanët: Sinjalet që vijnë matanë oqeanit janë në favor të PD-së dhe Lazaratit
Si për të konfirmuar edhe njëherë humbjen e madhe të mbështetësve ndër vite dhe zhytjen në një krizë të thellë, PD në Gjirokastër kishte zgjedhur që takimin përmbyllës të fushatës ta bënte në fshatin Lazarat. Bastioni i vetëm që i ka mbetur në qarkun Gjirokastër. Megjithatë Dasho Aliko sheh shpresë dhe është i motivuar. “Sinjalet […]
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen
Etapa e tretë dhe të fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025. Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, policia ka ndërmarrë masat. Sipas asaj që bën me dije policia, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin […]