Begaj takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Prania e Aleancës dhe KFOR-it në rajon, garanci sigurie
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone. Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s. Presidenti Begaj theksoi se […]
Rama thirrje qytetarëve: Me ty, mua dhe PS bëhemi më shumë
“VOTO 5, me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Fondi i sigurimit të depozitave në SHKK arrin në 2.6 milionë euro
Fondi i sigurimit të depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) u rrit me pothuajse 16% vitin e kaluar. Sipas informacionit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) ky fond arriti vlerën e 257 milionë lekëve ose rreth 2.6 milionë eurove.Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e fondit të sigurimit të depozitave në SHKK janë […]
Sejko me ekipin e Bloomberg News: Lufta tregtare ka krijuar pasiguri për të ardhmen e ekonomisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me ekipin e Bloomberg News, të kryesuar nga shefi i zyrës në Varshavë, njëkohësisht dhe Team Leader-i për Europën Lindore, Piotr Skolimowski, dhe Gresa Kraja, reportere pranë Bloomberg.Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai […]
Tre profesione mund të zhduken 20 vitet e ardhshme për shkak të IA
Më shumë se 1000 ekspertë të IA mendojnë se këto janë punët që IA do të zëvendësojë së shpejtiQë kur ChatGPT doli në skenë në nëntor 2022, punonjësit kanë përdorur chatbotin e IA dhe variacione të tjera nga Google, Microsoft, Apple dhe të tjerë, për të mbajtur shënime, për të shkruar emaile dhe për të […]
Përshkallëzohet lufta tregtare, Kina vendos tarifë 84% mbi mallrat amerikane
Kina ka njoftuar se do të rrisë tarifat mbi mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara nga 34% në 84%, duke filluar nga e enjtja. Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj rritjes së fundit të tarifave nga SHBA mbi produktet kineze, në mes të tensioneve në rritje për politikat tregtare mes dy vendeve.Në një deklaratë zyrtare, […]
Alarm në vendet e punës në Kosovë, 8 viktima në tre muaj
Vdekjet në vendin e punës në Kosovë vetëm po shtohen. Për tre muaj të këtij viti 8 punëtorë vdiqën duke punuar. Llogaritet se brenda 10 viteve të fundit afro 240 punëtorë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës në Kosovë vazhdojnë të jenë të […]
Rama tha se është “në gjumë”, Metani publikon raportin: ILD shqyrtoi 2,854 ankesa, 25 ndaj SPAK
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka shqyrtuar 25 ankesa ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe mbi 2800 të tilla për të gjithë sistemin e drejtësisë. Raporti vjetor i institucionit thotë se për 2024 ka dërguar për hetim disiplinor 25 magjistratë. Shifrat duket se indirekt i japin një përgjigje edhe akuzës së kryeministrit, që disa […]
Qeveria merr vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete.Pas mbledhjes së Këshilit të Ministravë të ditës së sotme, është bërë publik vendimi ku bëhet e ditur heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar […]
Prezenca e OSBE mbështet Task-Forcën e SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, i dhuron disa pajisje kompjuterike
Si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 prill 2025, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.25 laptopë, 25 […]
Vllaznia kryen pagesat e prapambetura, FIFA i hap merkaton klubit kuqeblu, e mbyllur që në janar…
Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime në merkaton e verës. Mësohet se FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura. Kujtojmë që merkatoja e kuqebluve ishte e mbyllur që në janar. Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të në Superiore dhe ende nuk […]
Fillimi i sezonit turistik, Shqipëria heq vizat turistike me 5 shtete deri në fund të këtij viti…
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete. Në mbledhjen e Këshilit të Ministave të ditës së sotme, u vendos heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri […]
SHBA-ja konfirmon takimin me Rusinë për misionet diplomatike
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të rinisin bisedimet në Stamboll më 10 prill lidhur me rihapjen e misioneve diplomatike përkatëse.Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, u tha gazetarëve se delegacionet nga Moska dhe Uashingtoni do të mbajnë rundin e dytë të konsultimeve, të përqendruara në operacionet e ambasadave. Bruce tha se asnjë […]
Kombëtarja shqiptare e vajzave fiton sërish ndaj Kroacisë në UEFA Nations League
Shqipëria ka arritur një tjetër fitore të madhe në UEFA Nations League, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Vajzat kuqezi triumfuan me përmbysje 2-1 në sfidën e vlefshme për grupin B4, që u zhvillua në “Sport Centre Rudes” në Zagreb.Kroacia kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të […]
OSBE i dhuron SPAK-ut laptopë, prinetera dhe aksesorë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi të mërkurën SPAK-ut 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë, shkruan A2 CNN. Sipas një publikimi në rrjetet sociale nga vetë OSBE, ato do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë. Asistenca teknike do të pasohet nga trajnime për rritjen e kapaciteteve. […]
Si mashtruan mediat e Veliajt/ Shkrimet kriminale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve
Prej ditës së martë është zbardhur vendimin i plotë i gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi, i cili ka dhënë argumentet e tij shteruese për lënien në “arrest me burg” të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndër të tjera në vendimin e Apelit të Posaçëm janë evidentuar me fakte të gjitha shkrimet e bëra nga mediat […]
Bashkimi Evropian voton sot masat e para ndaj tarifave të Trump, ja çfarë nevojitet që lista të “kalojë”
Bashkimi Evropian merr sot vendimet e para ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump për çelikun dhe aluminin e prodhuar në Bashkimin Evropian. Sot pasdite, 27 vendet anëtare të BE-së do të votojnë masat e para të hakmarrjes ndaj tarifave 25% të vendosura nga Uashingtoni për importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi, me […]
Tarifat amerikane/ Sekretari amerikan i Thesarit: Përshkallëzimi tregtar i Kinës, për të ardhur keq!
Sekretari amerikan i Thesarit ka kritikuar vendosjen e fundit të tarifave të Kinës ndaj SHBA-së, duke e përshkruar masën si “për të ardhur keq”. Duke folur për Fox Business Netëork, Scott Bessent tha se përshkallëzimi i Pekinit “është një humbje për ta”. “Unë mendoj se është për të ardhur keq që kinezët në fakt nuk […]
Tragjedia në Santo Domingo! Thellohet bilanci, shkon në 98 numri i viktimave pas shembjes së çatisë të një klubi nate
Shkon në 98 numri i viktimave pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo. Autoritetet thonë se mbi 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merenguesit Rubby Pérez në […]
Lufta tregtare, Kina paraqet ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave të Trump
Kina ka paraqitur një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave të mëtejshme të SHBA. “Kina paraqiti një ankesë në OBT kundër masave të tjera tarifore prej 50% të Shteteve të Bashkuara për produktet kineze”, thuhet në një deklaratë. Sipas Kinës tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, po kërcënon dhe destabilizon […]