Tirana refuzon reciprocitetin/ Kurti inkurajon mjekët kosovarë: Vazhdoni t’u shërbeni pacientëve nga Shqipëria, pavarësisht kostove

Tirana refuzon reciprocitetin/ Kurti inkurajon mjekët kosovarë: Vazhdoni t’u shërbeni pacientëve nga Shqipëria, pavarësisht kostove

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, deklaroi se prej vitesh Tirana zyrtare nuk i është përgjigjur kërkesës për të ofruar hemodializë falas për shtetasit e Kosovës, ndërkohë që qytetarët e Shqipërisë e marrin këtë shërbim në Kosovë. Nga Vladimir Karaj Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa përgjigje. “Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018. Qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në Spitalin e Gjakovës, por edhe në...