Samiti mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë: Ndodh në fund të javës së ardhshme

Samiti mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë: Ndodh në fund të javës së ardhshme

Bota E Premte, 8 Gusht 2025 19:19 Një samit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Vendi nuk është përcaktuar ende, me opsione të mundshme që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Diskutimet mbi datën dhe vendndodhjen janë duke vazhduar dhe koha dhe detajet mbeten shumë të paqarta. Pala ruse ka paraqitur tashmë një listë kërkesash që lidhen me një armëpushim të mundshëm. Uashingtoni po përpiqet të sigurojë pëlqimin e Kievit, si dhe mbështetjen e aleatëve të tij evropianë.