Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Netanyahu i zhgënjyer: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit
                            Bota E Premte, 8 Gusht 2025 20:05 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza. Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.