Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Jul Balla, presidenti i klubit të Erzenit në kërkim, i sekuestrohet resorti “AJMAN Park”
Sekuestrohet nga SPAK resorti “AJMAN PARK”, i cili është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatër kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se resorti gjigand i ndërtuar në Xhafzotaj të Durrësit është një biznes i përfituar me para droge. “AJMAN PARK” Resort shpesh herë e kemi parë duke u reklamuar nga televizionet kombëtare dhe nga personazhe publik, si një nga mrekullitë e investimeve shqiptare. Pronari i “AJMAN PARK” Resort Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, është edhe presidenti i klubit të futbollit të Erzenit të Shijakut, të cilin dy vite më parë luante në Kategorinë Superiore. “AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër...