E kërkon SPAK, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

E kërkon SPAK, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si pasojë e operacionit është arrestuar 34-vjeçari i identifikuar si Juxhin Drazhi  me qëllim ekstradimi në vendin tonë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. gijotina.com/