Zjarri shkrumbon Dardanelet, mbyllet aeroporti i Çanakalasë dhe lundrimi në ngushticë

Zjarri shkrumbon Dardanelet, mbyllet aeroporti i Çanakalasë dhe lundrimi në ngushticë

  Një zjarr në pyll shpërtheu mesditën e së premtes në fshatin Saritsaeli në provincën e Dardaneleve, në Turqi, duke i vënë autoritetet në gatishmëri. Departamenti i zjarrfikësve u informua për zjarrin nga banorët dhe menjëherë filloi operacionin e shuarjes së tij, duke përfshirë forcat tokësore dhe ajrore. Në të njëjtën kohë, lundrimi në të dy drejtimet e Ngushticës së Dardaneleve është pezulluar përkohësisht. Sipas përditësimeve të fundit, kampusi i Universitetit të Çanakkalesë, si dhe një pjesë e spitalit shtetëror Mehmet Akif Ersoy, u evakuuan si masë paraprake për të parandaluar ekspozimin e pacientëve ndaj tymit. Në të njëjtën kohë, aeroporti i Çanakalasë u mbyll përkohësisht deri në orën 8 të mbrëmjes, me përjashtim të vetëm avionëve qeveritarë, të ambulancave dhe të zjarrfikësve. Flakët, për...