
Sulmuesi shqiptar mposht yjet e Bajernit, ekipi bavarez krenohet me sulmuesin shqiptar (Foto)
👁1410
19/12/24
Bajerni i Mynihut po i jep dorën e fundit përgatitjeve para ndeshjes së kampionatit gjerman, përballë Lajpcigut. Ditën e sotme, ashtu si në çdo seancë stërvitore, lojtarët kanë zhvilluar ndeshje kundër njëri-tjetrit. Pjesë e ndeshjes së sotme ka qenë dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç. Futbollisti prizrenali ishte në skuadër me portierin Peretz, Guerreiro, […]

Ish-sulmuesi i Superiores dhe Tirana përfundojnë në FIFA, shkak bëhen detyrimet e pashlyera
👁1429
19/12/24
Tirana dhe Florent Hasani do të përballen mes tyre në FIFA. Kjo për shkak të detyrimeve të pashlyera që pretendon ish-sulmuesi i bardhebluve. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se pretendimet e sulmuesit nga Kosova janë rrëzuar në shkallën e parë dhe ende nuk dihet nëse futbollisti e ka apeluar vendimin. Ndërkohë nga krahu […]

Dhuna në futbollin e femrave, Disiplina pezullon me 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit; Tiranës dhe Dinamos i bllokohet merkato
👁1142
19/12/24
Komisioni i Disiplinës ka bllokuar sot merkaton e skuadrave të Dinamos dhe të Tiranës. Të dy klubet kanë detyrime të prapambetura ndaj futbollistëve e nuk i kanë shlyer ato sipas afateve të vendosura nga FSHF. Si rrjedhojë, të dy klubeve u është bllokuar merkato nga Komisioni i Disiplinës, teksa është paralajmëruar Tirana dhe Kukësi se […]

Dëmtoi Donarumën dhe i rrezikoi jetën portierit italian, lojtari i Monakos i kërkon ndjesë gardianit të PSG-së
👁689
19/12/24
Mbrëmë, pamjet e përplasjes midis Vilfred Singo dhe Xhanluixhi Donarumës në minutën e 22 të ndeshjes PSG-Monako bënë xhiron e botës. Në përpjekje për të ndalur një tentativë parabolike drejt portës, portieri i PSG-së u godit nga takat e këpucës së Singo-s, duke e lënë portierin e Kombëtares Italiane të shtrirë në tokë me fytyrën […]

Sirena angleze për Ernest Muçin, Beshiktashi refuzon 3.5 mln euro për sulmuesin kuqezi
👁508
19/12/24
Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi ka refuzuar 3.5 milionë euro në këmbim të kartonit të Ernest Muçit. 23-vjeçari po kalon një sezon me ulje dhe ngritje, pasi në 17 takime numëron katër gola dhe dy asist. Oferta e fundit thuhet se është e një klubi në Championship të Anglisë. Skuadra turke bleu Muçin […]

Parashqevi Simaku rikthehet të këndojë, kryefjalë në këngën e fundvitit
👁1251
19/12/24
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës! Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe ikona e muzikës. Këtë detaj e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani gjatë programit “Top Story”. “Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin gjithashtu kemi një surprizë, […]

Tensioni i lartë para moshës 40, rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe trurit
👁1518
19/12/24
Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia. Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave […]

Gatuzo i jep “dajak” futbollistit shqiptar, Hajduku i Splitit e përjashton nga ekipi me urdhër të teknikut italian
👁1529
19/12/24
Xhenaro Gatuzo është ai tip që ka qenë dhe temperamentin e tij e provon Leon Dajaku. Hajduku i Splitit, ekipi kroat i shqiptarit ka përjashtuar këtë të fundit me urdhër të vetë teknikut të kroatëve. Trajneri italian largoi sot nga stërvitja Dajakun, po edhe një tjetër koleg të futbollistit. Ish-legjenda e Milanit nuk ishte aspak […]

FIFA publikon renditjen e fundit, kombëtarja shqiptare e mbyll vitin në vendin e 65
👁877
19/12/24
Kombëtarja e mbyll vitin në vendin e 65, duke mos patur ndryshime nga 1 muaj më parë, pavarësisht disa ndeshjeve të zhvilluara nga përfaqësuese të tjera jo të zonës Europiane. Shqipëria e nisi vitin në vendin e 64 dhe gjatë 2024 pati oshilacione, duke zbritur e 67 në shtator. Renditjen më të mirë historike Kuqezinjtë […]

“Po të mos ishte Reali do të qëndroja te PSG”, Mbape i dashuruar pas madrilenëve: Kam shkuar te klubi më i madh në botë
👁696
19/12/24
Kilian Mbape mori pjesë në një reportazh në Francë, ku fëmijë me aftësi të kufizuara i bënë pyetje. Gjatë intervistës në programin “Be United” të “BeIN Sports”, sulmuesi i Realit të Madridit nuk hezitoi të shprehte dashurinë e tij për PSG-në: “Kalova 7 vite atje, ishte një nder. Mendoj se nuk e kam thënë mjaftueshëm […]

U q@llua me 50 plumba, i riu është në gjendje kritike. Engimë shkaku
👁2190
19/12/24
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991 Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA NDËRTUAR DHE MIRËMBAHET NGA Burimi

Dalina Buzi flet për divorcin: Ishte tërmet 7 ballë
👁1260
19/12/24
‘Tërmet 7 ballë’- kështu e përshkroi Dalina Buzi divorcin e saj, që ka ndodhur 2 vite më parë. Teka ishte e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ajo tregoi se u përpoq të mblidhte veten, pasi e dinte se nuk kishte më kthim pas. Dalina e pranon se nuk ishte përgatitur që pas 15 vitesh […]

“Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon”, Mbape: Ai dhe Mesi janë legjenda
👁740
19/12/24
Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape ka folur në BeIN Sports për dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Kristiano Ronaldon, është gjithmonë bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai apo si Leo Mesi. Kur flasim për Kristianon, […]

Ministri Gonxhja: Kredi me interes vetëm 3% në vit, për 2000 familje në 26 bashki të vendit
👁1703
19/12/24
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se janë hapur aplikimet për kreditë e buta, të subvencionuara nga buxheti i shtetit, për dy mije familje në 26 bashki të vendit. Në vijim postimi i plotë i Gonxhes: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me bashkitë e vendit, hap […]

Çështja “Parashqevi Simaku”, kur teprimi i kalon caqet dhe glorifikimi shndërrohet në anatemë
👁1334
19/12/24
Albert Vataj Kam shkruar për Parashqevi Simakun, me zellin e një nostalgjie dhe admirimin e një ikone, atëherë kur askush, as më fanatikët e kësaj doktrine që po u bie kambanave të kremtes si për mort, nuk e vuri ujin në zjarr, nëse ajo jetonte në një stacion treni, siç pretendohet, e braktisur nga shëndeti, […]

Albert Vataj: “Thembra e Akilit”, na kujton se askush nuk është i pathyeshëm
👁1868
19/12/24
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991 Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA NDËRTUAR DHE MIRËMBAHET NGA Burimi

Vaksina ruse kundër kancerit: Shkencëtarët ‘shumë skeptikë’
👁1630
19/12/24
Një vaksinë e re kundër kancerit është njoftuar nga Ministria Ruse e Shëndetësisë, e cila pretendon se do të jetë e disponueshme për pacientët nga fillimi i vitit 2025. Megjithatë, shkencëtarët mbeten skeptikë për këtë zhvillim. Profesori Kingston Mills, imunolog i njohur në Trinity College Dublin, Irlandë, tha për Newsweek: “Deri sa të shohim të […]

Vjen zyrtarizimi, klubi i Armando Brojës ka pronarë të rinj
👁817
19/12/24
Evertoni ka pronarë të rinj dhe ata janë familja Friedkin, e cila zotëron klubin e Romës. Dan dhe Rian Friedkin kanë arritur një marrëveshje me ish-pronarin dhe presidentin e Toffees, Farhad Moshiri për klubin ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja. Ditën e sotme është zyrtarizuar ndryshimi i pronësisë përmes një deklarate për shtyp. “Everton Football […]

Është shpërfytyruar pas goditjes me takë, PSG bën njoftimin për gjendjen e portierit Donaruma
👁1273
19/12/24
Portieri i PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, pësoi një dëmtim horror në duelin ndaj Monakos. Italiani u godit me shkelm në fytyrë nga futbollisti kundërshtar Vilfired Singo në minutën e 22-të dhe më pas ka fushën i gjakosur. Ai ka kryer 10 qepje në fytyrë. PSG njoftoi se portieri është rikthyer në Paris së bashku me pjesën […]

Dëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën në fushën e lojës (Foto/Video)
👁1890
19/12/24
Gjatë ndeshjes mes PSG dhe Monaco në Ligue 1, në fushën e kësaj të fundit, portieri italian Gianluigi Donnarumma pësoi një dëmtim serioz në fytyrë, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Wilfried Singo, sulmuesi kundërshtar. Episodi i frikshëm, që i rrezikoi seriozisht syrin, më së paku, portierit italian ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes, […]