Juxhin Drazh kapet në Spanjë, SPAK e akuzon për trafik droge dhe grup kriminal

Juxhin Drazh kapet në Spanjë, SPAK e akuzon për trafik droge dhe grup kriminal

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Madrid, është arrestuar në Spanjë një 34-vjeçar shqiptar. Fjala është për Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit Ura. Njoftimi i policisë Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë,...