Një shqiptare në mesin e më të mirëve, Pranvera Hyseni merr çmim për doktoraturë në SHBA

Një shqiptare në mesin e më të mirëve, Pranvera Hyseni merr çmim për doktoraturë në SHBA

Astronomia shqiptare, Pranvera Hyseni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Universitetin e Kalifornisë – Santa Cruz, ku është shpërblyer me çmimin vjetor për propozimin më të mirë të doktoraturës në Departamentin e Shkencave Planetare. Ky çmim prestigjioz, që ndahet vetëm një herë në vit për kërkimin më premtues shkencor, vjen së bashku me një grant prej 3,000 dollarësh dhe përfaqëson një vlerësim të lartë për punën dhe potencialin e saj në fushën e astronomisë planetare, shkruan KultPlus. Në fokus të hulumtimit të Hysenit janë asteroidët dhe trupat e vegjël në Sistemin Diellor, me interes të veçantë në ata që përmbajnë ujë dhe përbërje organike. Ajo studion proceset e transformimit të materialeve dhe kripërave që përmbajnë azot, përmes eksperimenteve laboratorike, vëzhgimeve me teleskop dhe modelimit...