Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Operacioni antidrogë, SPAK jep detajet: 16 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë, vila e kompani
Foto ilustruese Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar për goditjen e një grupi që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas asaj që bën me dije SPAK, kjo organizatë kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar 16 urdhër arreste, ku për 7 persona është caktuar “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë “detyrim për t’u paraqitur”. Mësohet se grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Franc...