Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane
Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra. ”Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike është...