Nga pasagjerët te pakot me para, ja si u shfrytëzua rrjeti i autobusëve për trafikun

Nga pasagjerët te pakot me para, ja si u shfrytëzua rrjeti i autobusëve për trafikun

Pjesë nga njoftimi i SPAK: Qarkullimi dhe menaxhimi i parave Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin: Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.Shoferët,...