Kushtetuesja: Kryeparlamentari të zgjidhet me votim të hapur, tri raunde limit

Kushtetuesja: Kryeparlamentari të zgjidhet me votim të hapur, tri raunde limit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të premten, më 8 gusht, se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe që një kandidaturë mund të hidhet në votim vetëm tri herë. Gjykata urdhëroi që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.Vendimi, i marrë me 6 vota pro dhe 1 kundër, detyron Kryesuesin e Seancës Konstituive të ftojë grupin më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Kushtetuesja kërkoi gjithashtu që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.Gjykata shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik, duke konstatuar se deputetët nuk...