Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është fitore për qytetarët e Kosovës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit që përcakton procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke urdhëruar rikthimin e votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sipas vendimit, një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.Ky aktgjykim vjen pas muajsh bllokimi institucional, ku procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ka ngecur mes mosmarrëveshjeve politike.Pas publikimit të vendimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi duke e quajtur atë “vulosje të së vërtetës” që, sipas tij, PDK-ja e ka theksuar prej muajsh.“Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” deklaroi Krasniqi.Ai e cilësoi vendimin si një fitore...