Abdixhiku: Kushtetuesja i dha të drejtë LDK-së, votimi i fshehtë nuk pranohet

Abdixhiku: Kushtetuesja i dha të drejtë LDK-së, votimi i fshehtë nuk pranohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përcakton se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe se një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.Në një reagim në Facebook, Abdixhiku tha se ky vendim i dha të drejtë të plotë kërkesave dhe lëndës së hartuar nga LDK-ja. Ai akuzoi partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit se ka “uzurpuar foltoren, ndryshuar rendin e ditës me imponim dhe shkelur Kushtetutën për plot 48 herë duke insistuar në votim të fshehtë”.“Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saj si mburrje. Dritë, megjithatë, do të...