Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Murati nga Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses është arbitraritet klientelist
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit për procedurat e konstituimit të Kuvendit, duke urdhëruar që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të hapur dhe duke vendosur kufizimin që një kandidat mund të votohet vetëm tre herë.Pas këtij vendimi, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili e ka cilësuar aktgjykimin si “arbitraritet klientelist”.“Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë atë çfarë nuk ua dha populli me votë,” tha Murati.Ai kujtoi edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për të cilat tha se ishin përdorur për të mbajtur Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet. Sipas tij, atëherë Gjykata kishte vendosur që qeveria nuk mund të formohej pa fituesin...