Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shtrëngohen kriteret për viza jo-emigruese në ShBA! Ja njoftimi i ambasadës amerikane
Departamenti amerikan i Shtetit shtrëngon kriteret dhe kufizon kategoritë që përjashtohen nga intervista për vizë jo-emigruese Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor, informon ambasada amerikane. Pra nga 2 shtatori 2025, të gjithë aplikantët për vizë jo-emigruese (përfshirë nën 14 vjeç dhe mbi 79 vjeç) në parim duhet të zhvillojnë intervistë, përjashtuar vetëm tre kategori specifike. Vendimi i DASH i 25 korrikut 2025, i shpërndarë sot nga ambasada amerikane zëvendëson atë të 18 shkurt 2025 i cili ishte shumë më fleksibël pasi përjashtimi nga intervista aplikohej për më shumë kategori, përfshirë ata që rinovonin vizat e vlefshme në të njëjtën...