I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të “Visit të Pojës”

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të “Visit të Pojës”

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli në Spanjë. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK, Drazhi është lokalizuar dhe arrestuar në një vilë luksoze. Prokuroria e Posaçme e akuzon këtë shtetas për veprat penale “Trafikim të i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Në emër të Juxhin Drazhit rezulton i regjistruar në Durrës, një biznes i tregtimit të automjeteve dhe lënies me qira të tyre. Ndërkohë nga hetimet e kryera, SPAK ka zbuluar 10 pasuri në emër të shoqërisë “Majestic Konstruksion”. Pronari i kësaj shoqërie rezulton të jetë aktualisht Nazmi Shahini, i cili gjatë vitit 2021 rezulton të ketë shitur 100 për qind...