SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik

SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik

Më 8 gusht, kontratat e së ardhmes për arin në SHBA shënuan një nivel rekord prej 3,534 dollarësh për troi ons, pas një vendimi të papritur nga administrata e Donald Trump për të vendosur tarifa mbi importet e shufrave të arit me peshë një kilogram dhe 100 ons. Ky vendim, i ndërmarrë nga Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP), përmbysi një praktikë të gjatë tregtare dhe erdhi në kundërshtim me dokumentet e mëparshme zyrtare që e përjashtonin arin në shufra nga tarifat doganore. Ky zhvillim u cilësua si një goditje e rëndë për tregun global të arit dhe sidomos për Zvicrën, eksportuesen më të madhe të këtij metali të çmuar. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Zvicrës tashmë ishin tensionuar pas njoftimit të...