Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se 73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët. Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me kontratë pune me MSHMS menjëherë pas përfundimit të studimeve”. Sipas ministres Koçiu, që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake. Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin...